Familja mafioze lezhjane që jetonte me paratë e prostitutave, 8 në pranga

Familja mafioze lezhjane që jetonte me paratë e prostitutave, 8 në pranga

746
0
Shares

Është arrestuar në Milano një klan familjar shqiptar I prostitucionit. Një klan familjar, i organizuar mirë, pothuajse i padepërtueshëm falë lidhjeve farefisnore, por megjithatë, policia italiane ka arritur të çojë në burg tetë burra pjesëtarë të bandës.

Akuzat: trafikimi ndërkombëtar i drogës dhe shfrytëzimi i prostitucionit. Ata shfrytëzonin gratë rumune për prostitucion për të financuar investimet e kokainës.

Ky operacion u krye nga ekipi i policisë së Milanos, në bashkëpunim me policinë shqiptare, e cila konfiskoi një apartament, dy llogari rrjedhëse dhe dy makina në pronësi të të dyshuarve.

Hetimet ndaj tyre nisën në prill 2017, ku agjentët ranë në gjurmët e një grupi kriminal të organizuar dhe me lidhje të ngushta midis tyre. Ata janë të gjithë nga e njëjta familje nga qyteti i Lezhës.

“Ilgiornale” shkruan sot se grupi vitet e fundit, kishte importuar sasi të mëdha të drogës, me normën prej 15-20 kg kokainë për secilën ngarkesë e fshehur nëpër kuti dhe më pas droga shpërndahej me shqiptarë të tjerë.

Banda gjithashtu bëri investime në sektorin e shitjes së drogës, financuar edhe falë asaj që u fitua në mënyrë të paligjshme, por në një fushë “krejtësisht të ndryshme”.

Ata shfrytëzonin shtatë vajza për prostitucion në brendësi të Milanos dhe në krahinën e Monzës, shumica prej të cilave rumune.

Vajzat u sillnin rreth 300-400 euro secila në mbrëmje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY