“Të lavdërohesh se je hajdut, kjo po ndodh me Rilindjen”

“Të lavdërohesh se je hajdut, kjo po ndodh me Rilindjen”

46
0
Shares

Ish-deputeti Luçiano Boçi e ka përshkruar situatën me Rilindjen pas 30-Qershorit me disa fjali të qarta në rrjetin e tij social Facebook.

Duke iu referuar manipulimeve që PD ka denoncuar, Boçi thotë se Rilindja vazhdon të lavdërohet se është hajdute.

“TË LAVDËROHESH SE JE HAJDUT
Kjo po ndodh me Rilindjen…
Pasi nxorrën me përdhunë administratën, ato të ndihmës ekonomike e përkrahjes sociale, angazhuan bandat, mbushën kutitë, 
krenohen me hajdutërinë e tyre live.
Dalin në takime e i bien gjoksit se kanë futur vota në kuti nga frika e refuzimit që i bënë Shqiptarët dhe këtë hajdutëri e kanë bërë në emër të shqiptarëve.
5000 fletë votimi më shumë në Elbasan se numri i votuesve edhe ky i manipuluar nga Komisioni Qendror i Hajdutërisë.
E njëjta situatë në Cërrik, Peqin, Gramsh, Librazhd, Prrenjas e Belsh.
Kështu në gjithë Shqipërinë.
Të lavdërohesh se je hajdut votash do të thotë as më shumë e as më pak, të hash turpin me vota!!!!”,-shkruan ai në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY