Zbardhet debati mes Zgurit dhe Bibës në KQZ/ “Mua s’ka perëndi të...

Zbardhet debati mes Zgurit dhe Bibës në KQZ/ “Mua s’ka perëndi të më hedhë në erë”

70
0
Shares

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), u zhvillua një debat me tone të larta midis anëtarëve të Partisë Socialiste, Bledar Skënderit, Edlira Jorgaqit, Rezarta Bitrit, nënkryetarit Denar Biba dhe kreu të këtij organi, Klement Zgurit. Shkak i përplasjes u bë propozimi i Zgurit për fillimin e një hetimi administrativ mbi pjesëmarrjen në zgjedhje, nisur nga shifrat kontradiktore të publikuara nga KQZ.

Zguri shtoi se propozimi i tij konsistonte në kërkesën për hapjen e kutive për të gjitha qendrat e votimit, me qëllim marrjen e procesverbaleve të numërimit dhe të pjesëmarrjes, në bazë të të cilave do të faktohej nëse ishte bërë manipulimi me shifrat që pretendohet nga Partia Demokratike dhe nga opozita e bashkuar joparlamentare në tërësi. 90 KZAZ dhe 5489 QV
Kjo kërkesë, u cilësua si e pazbatueshme nga Biba, që argumentoi se procedura do të bllokonte procesin, pasi numërohen 5 mijë kuti nga 90 KZAZ dhe 5489 QV në të gjithë vendin.

Në fund të mbledhjes, propozimi i Zgurit u rrëzua me katër vota kundër.
Ndërkohë, ditën e sotme kryetari i KQZ-së është marrë në mbrojtje nga një numër i lartë efektivesh të Gardës së Republikës, pas një mesazhi kanosës që i është adresuar në llogarinë e tij personale në “Facebook”. “O m*t, do të vras ty edhe familjen.”- është mesazhi që mësohet se i është dërguar Zgurit nga shtetasi E.Pjetrini. Po ashtu, edhe familja e tij, është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.

Pjesë nga debati:
Eridian Salianji: Për sa i përket kësaj tymnaje, unë e kuptoj median, politikën, e cila e di si funksionon ky lloj procesi. Për sa ju përket juve zoti kryetar, nuk e prisja që ta bënit këtë kalë beteje. Kjo është një praktikë që përdoret prej 10 vitesh dhe nuk ka çfarë të bëjë me procesin në tërësi.
Zguri: Ishte një shembull për t’u marrë. Në përfundim të procesit, pas orës 7 kemi shifrën 21.6%, kemi një 21.83, kemi një tjetër 24% dhe e fundit që është 22.97%. Nga këto nuk akuzoj dhe nuk kam asnjë të drejtë pa pasur argument. Këto janë indicie për të kërkuar një hetim.

Jorgaqi: Ju parashtruan një kërkesë që e mbështesin në parim, por për kërkesën tuaj ju lutem kërkoj bazë ligjore, ligjin ku e mbështet, shkeljen konkrete, normën, ku do të hetohet. Gjithçka duhet me detaje, jo në ajër, se bllokojmë procesin. Hetimin ju duhet ta mbështesni ligjërisht. Në këtë vendimmarrjen e sotme ne jemi në rolin e KZAZ dhe nuk mundemi të bllokojmë procesin në këtë moment.

Zguri: Bëhet fjalë për një administratë që e ka humbur besueshmërinë, pasi nuk ka balancë politike. Nuk është më kjo, po administrohet në mënyrë të njëanshme. Nuk po vë gishtin se kush është fajtori, por ky është realiteti.
Biba: Gjithë Shqipëria të numërohet në KQZ?
Zguri: Jo të numërohen, të kontrollohen të gjitha procesverbalet dhe listat.

Biba: Ky nuk ishte propozimi i hedhur në erë, kjo është hedhje në erë e gjithë procesit zgjedhor.
Zguri: Ti nuk hidhesh në erë, mos u bëj merak.
Biba: Mua s’ka perëndi të më hedhë në erë, jo më ti.
Zguri: Po kush e vë në dyshim.
Biba: Po të fala Gazment Bardhit.
Zguri: Kush është dakord me propozimin tim për të hapur kutitë e votimit dhe për të marrë procesverbalet e listat për të verifikuar sa është numri i atyre që kanë votuar?
Jorgaqi: Jo, nuk ishte kjo kërkesa, hapja e kutive është tjetër gjë.
Biba: Për të bërë hetim po, për të hedhur zgjedhjet në erë, të fala Gazit. Hetim administrativ në lidhje me sjelljet që ka bërë KQZ-ja. Përmendët disa shifra, që sipas jush kanë cenuar besimin e popullit. Në bindjen time, populli e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur, edhe ata që shkuan në plazh e dinë fare mirë.
Zguri: Pse trembesh?

Biba: Më fal, jemi në të njëjtën anë. Unë kam ngritur dorën bashkë me ju (për votë pro), por është tjetër gjë të hetosh pjesëmarrjen dhe tjetër të hapësh të gjitha kutitë. Këto zgjedhje nuk do mbarojnë kurrë nëse do të hapen të gjitha kutitë, atë që kanë bërë 90 KZAZ dhe 5489 QV.

Biba: Nuk e keni dashur kurrë këtë proces, e keni thënë që në fillim. Ti duhet ta tregosh, vazhdo shpalose deri në fund. Ti nuk e doje këtë proces dhe nuk e do as në këtë moment. Në këtë pikë, çfarë do të bësh? Çdo gjë për ta sabotuar. Gjykoje në moral Klement, nuk ka lidhje me nenet, nenet t’i gjen Gaz Bardhi ty. Ti në fillim këtë doje, këtë që dua edhe unë, por të erdhi një mesazh dhe ndryshove qëndrim.

Zguri: Nuk më bezdis fare, me kalimin e kohës nuk më krijon asnjë lloj gudulisjeje.
Skënderi: Ruani etikën!
Zguri: Kush e prishi etikën, pse më drejtohesh mua? Unë mundohem të flas, ju futeni te fjala ime.
Biba: Unë jam dakord të bëhet një hetim i brendshëm administrativ, ai që realisht nisët ju para se t’ju vinte ajo SMS-ja. Të bëhet hetim në lidhje me çdo lloj sjelljeje brenda KQZ-së, të rojës së derës që mund të ketë vënë në pikëpyetje besueshmërinë në zgjedhje, por të hapni ju të gjitha kutitë, nuk ju mbështes dot.

PJESËMARRJA SIPAS RAPORTIMIT TË KQZ-SË DITËN E ZGJEDHJEVE
Ora 11:00 218981 votues
Ora 13:00 411945 votues
Ora 15:00 546388 votues
Ora 18:00 671255 votues
Ora 19:00 771863 votues
DEKLARATA FINALE E KQZ-SË PËR PJESËMARRJEN
30 qershor 812249 votues

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY