Përplasen keq dy makinat në Krujë, humb jetën një 26-vjeçare, plagoset shoferi

Përplasen keq dy makinat në Krujë, humb jetën një 26-vjeçare, plagoset shoferi

35
0
Shares

Vazhdojnë të shënohen aksidente në vend. Së fundmi, një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:10, në afërsi të kryqëzimit Gramëz, Krujë.

Sipas policisë, shtetasi B.G.,48 vjeç, banues në Has, duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një mjet ende të paidentifikuar.

Për pasojë është lënduar vetë si dhe pasagjerja shtetasja V.G.,25 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spital.

Policia po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit si dhe identifikimin e mjetit dhe kapjen e drejtuesit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY