Kush e kërcënoi kreun e KQZ-së, zbulohet dhe mesazhi: O m*t, të...

Kush e kërcënoi kreun e KQZ-së, zbulohet dhe mesazhi: O m*t, të vras ty….

181
0
Shares

O m*t, do të vras ty edhe familjen.” Ka qenë ky mesazhi që ka marrë kryetari i KQZ-së, Klement Zguri në rrjetin social facebook.

Mesazhi është dërguar nga shtetasi E.Pjetrini, ndërsa zoti Zguri është marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës për shkak të kërcënimeve që ka marrë pas votimeve të 30 qershorit.

Mësohet se E. Pjetrini është nga Shkodra dhe person i shpallur në kërkim policor. Deri më tani autoritetet ende nuk kanë dalë me një reagim në lidhje me këtë rast.

Këtë të premte efektivë të shumtë të Gardës së Republikës janë parë në zyrën Zgurit, po ashtu dhe në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Po ashtu mësohet se edhe familja e Klement Zgurit është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.

Zguri ka mbajtur qëndrim të fortë për mosrealizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, madje ai ka qenë i vetmi ndër anëtarët i cili është larguar nga mbledhja në disa raste.Zguri ka kërkuar dhe hetim të zgjedhjeve të 30-Qershorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY