Miratohet paketa anti-shpifje, ish-deputetja: Po e mbahet e fshehtë, do mbyllin mediat...

Miratohet paketa anti-shpifje, ish-deputetja: Po e mbahet e fshehtë, do mbyllin mediat kritike ndaj Ramës

34
0
Shares

Qeveria shqiptare ka miratuar një paketë anti shpifje, referuar këtu mediave, por ende nuk e dimë se cila është kjo paketë dhe a është shqyrtuar ajo me gazetarë, studiues të fushës.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në shpjegimin që i bën kësaj reforme, thotë se kjo paketë rregullon disa ligje kryesore për shërbimet e medias dhe në asnjë dispozite, nuk cënon lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e tregut.  Ministrja ka theksuar se mediet online jo vetë që duhet të jenë të regjistruara sipas ligjit por duhet të bëhen publik edhe emrat e pronarëve, duke shtuar se shërbimet mediatike online do të monitorohen nga AMA.

Në një reagim të fundit, Albana Vokshi, ish-deputetja e cila është marrë së tepërmi me shqyrtimin e medias, thotë se kjo paketë nuk është gjë tjetër vëcse rrezik për kthimin e censurës në vend.

“Në një vend ku fletë votimi gjenden lirshëm, gazetarët nuk mund të gjejnë dot vendimin e Edi Ramës për censurimin e medias online.

Paketa për kontrollin total të medias, që u miratua dje me nxitim në qeveri, pa u konsultuar me përfaqësuesit e medias, po mbahet e fshehtë. Kjo paketë, për aq sa e njohim ne dhe gazetarët, synon gjobitjen e rëndë për çdo media kritike ndaj Edi Ramës deri në mbylljen e tyre.

I braktisur, i bojkotuar, i refuzuar nga 85% e shqiptarëve, Rama po kërkon të mbyllë gojën e atyre që denoncojnë aferat e tij të korrupsionit apo lidhjet e tij dhe të qeverisë së tij me krimin.

Për të ndaluar rikthimin e dënimeve për agjitacion dhe propagandë, ftoj gazetarët të ngrejnë zërin kundër humbjes totale të lirisë së tyre profesionale.

Ftoj qytetarët të bashkohen me opozitën në protestën e madhe kombëtare, të hënën më 8 korrik, ora 20.00 para kryeministrisë.

#Protesto8Korrik
#ProtestoKundërCensurës”,-
shprehet Vokshi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY