Kuvendi shkarkoi anëtarin e AMA-s, reagon Bregu: Rilindja kërkon të ketë maxhorancë...

Kuvendi shkarkoi anëtarin e AMA-s, reagon Bregu: Rilindja kërkon të ketë maxhorancë të konsuliduar për paketën anti-shpifje

80
0
Shares

Ish-anëtari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Zylyfar Bregu është shkarkuar sot nga Kuvendi i Shqipërisë, pas kërkesës së kreut të AMA-s, Gentian Salaj, se ai ishte në konflikt interesi.
Parlamenti e votoi kërkesën për shkarkimin e Bregut me 81 vota pro. Ndërkohë që ish-anëtari i AMA-s, Zylyftar Bregu ka reaguar përmes një deklarate, ku e quan vendimin e Kuvendit si akt politik që synon të vendos nën kontroll Autoritetin e Mediave Audiovizive.

“Një ditë pas Qeveria miratoi paketën që synon të rregullojë regjistrimin e platformave elektronike (ose paketa anti-shpifje), Kuvendi miratoi me 81 vota shkarkimin tim si anëtar i AMA-s, me një argument të sforcuar për konflikt interesi! Të dyja këto akte politike kanë një lidhje!

Në kuadrin e këtij projekt-ligji që rëndon pozitën e gazetarëve në veçanti dhe shton kontrollin mbi informacionin në tërësi, rilindja kërkon që mazhoranca në AMA të jetë më e konsoliduar!
Për transparencë jam zgjedhur në këtë post (për mandatin e dytë radhazi) në korrik të vitit 2016, nga maxhoranca e atëhershme (PS-LSI). Edhe pse gjatë votimit plot 99 deputetë votuan pro kandidaturës, numër që është përtej kësaj aleance!
Tanimë që lufta politike po synon territore të reja, AMA është një nga institucionet e fundit që kishte mbetur jashtë kontrollit të rilindjes!

Sebepi është marrja e një sipërfaqe toke me qira, për të cilën Komisioni i Kuvendit anashkaloi institucionin e posaçëm që shqyrton konfliktin e interesit (ILDKPI/ Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave).
Sigurisht, siç e kam argumentuar edhe para Komisionit të Medias, unë do të ndjek rrugën gjyqësore për të fituar të drejtën dhe për të rivendosur në vend dinjitetin, duke premtuar edhe vazhdimin e angazhimit tim qytetar, shoqëror dhe administrativ!”, thekson Bregu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY