EMRAT/Përplasja me armë në Kavajë, kush janë dy vëllezërit që qëlluan me...

EMRAT/Përplasja me armë në Kavajë, kush janë dy vëllezërit që qëlluan me breshëri

330
0
Shares

Në përplasjen me armë zjarri sot në Kavajë janë përfshirë dy vëllezërit Elio dhe Eraldo Hyka përballë grupit tjetër.

Burime bëjnë me dije se një prej personave të arrestuar nga ana e Policisë si i dyshuar për ngjarjen është Eraldo Hyka, 22-vjeç. Si i dyshuar për ngjarjen është edhe vëllai i tij, Elio Hyka, i cili është shpallur në kërkim, ndërsa është shoqëruar nga policia dhe Marjus Aliaj. Dyshohet se 2 prej të plagosurve janë të përfshirë në konflikt.

6 të lënduarit u transportuan nga patrulla e policisë dhe u dërguan në spitalin e Durrësit, ndërsa një prej tyre në gjendje të rëndë është nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet. 3 prej të plagosurve janë identifikuar si më poshtë: Sali Mekja, Rustem Dedaj, Arben Ajdini.

Mësohet se konflikti mes të rinjve ka nisur mbrëmjen e djeshme, me grushta, dhe situata ka degjeneruar sot në nxjerrjen e armëve. Eljo Hyka ka qenë i skeduar më parë dhe për kanosjen e një personi në qendër të qytetit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015. Mesditën e sotme sherri ka nisur në ambientet e një lokali, dhe nga breshëria e armëve janë vrarë dhe plagosur dhe persona të pafajshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY