“Nuk ka rikthim vizash për shqiptarët”, reagimi i Ramës i menjëhershëm: E...

“Nuk ka rikthim vizash për shqiptarët”, reagimi i Ramës i menjëhershëm: E vërteta doli fiks siç ishte…

43
0
Shares

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka dhënë përmes një postimi në Twitter informacionin se Komisioni Europian nuk ka pranuar kërkesën e Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë.

Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionet dhe të dhënat e rëndësishme që kemi, Komisioni Europian mendon se në këto rrethana nuk përmbushen kushtet për të aktivizuar mekanizimin e pezullimit të vizave”, shkruan Soreca në Twitter.

Menjëherë pas vendimit të Komisionit, ka ardhur reagimi i kryeministrit Rama, i cili ka bere një shkrim të shkurtër në rrjetet sociale, ku nuk e fsheh entuziasmin.

Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter”, shkruan Rama në Twitter.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY