“Po tallen me Shqipërinë”, Meta: Duhet të vëmë në kushtetutë testin e...

“Po tallen me Shqipërinë”, Meta: Duhet të vëmë në kushtetutë testin e shëndetit mendor

67
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur dhe riktheksuar rëndësinë e dekretit të tij. Meta është i vendosur se dekreti do të zbatohet dhe zgjedhjet do të mbahen në 13 Tetor.

Meta tha se nuk mund ti dalë kundër vendit të tij dhe do të jetë gjithmonë i gatshëm të ofrojë zgjidhje. Meta tha se të tjerët po tallen me Shqipërine, ndersa ai do ti dalë për zot vendit të tij.

Sipas Metës, vetëm Gjykata Kushtetuese duhet ta diskutojë dekretin e tij, duke e lënë kështu në fuqi vendimin e disa ditëve më parë për zgjedhjet.

LIVE – Konferencë për shtyp

Publiée par Ilir Meta sur Mardi 2 juillet 2019

Duke i kujtuar se tashmë mesazhi për kryeministrin është “Edi thellohu”, ai ka folur hapur duke deklaruar se ai nuk eshte i races se Gruevskit, por i Avni Rustemit.

“Kam dy fjalë për miliarderin Soros, ju uroj jetë të gjatë, suksese dhe të birit që vjen shpesh në Shqipëri, ti gëzojë miliardat, Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit është presidenti i vendit dhe i del për zot vendit, Jam i racës së tipit Avni Rustemi, Mic Sokolit, Vojo Kushi. Jam  i gatshëm të bëj testin e shëndëtit mendor dhe pas kësaj krize duhet të vëmë në kushtetutë testin e shëndetit mendor dhe jam gati të bëj edhe testin e drogës, kurse për tetstin e shqiptarit e dinë ata që e kam bërë e do ta bëj në cdo kohë”– tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY