“Ne nxorrëm në pah situatën”, Glover: Autoritet të vendosin se çfarë do...

“Ne nxorrëm në pah situatën”, Glover: Autoritet të vendosin se çfarë do të bëhet në të ardhmen

39
0
Shares

Një ditë pas konferencës ku prezantoi para shqiptarvë raportin paraprak mbi zgjedhjet e 30-Qershorit në Shqipëri, Audrey Glover, drejtuese e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it ka dhënë dhe përgjigjen se çfarë ndodh më vonë, në lidhje me pranimin apo jo të tyre.

Ajo ka deklaruar  në një intervistë për DW, se janë utoritetet vendase ato që do të vendosin ҫfarë do bëjnë me rezultatet e 30 qershorit

Përcaktimi i zgjedhjeve varet nga autoritetet e këtushme, varet se ҫfarë kanë ndërmend të bëjnë si rezultat i kësaj situate. Ne mund të nxjerrim në pah, të tregojmë se si ishte situata, por janë autoritetet e Shqipërisë që do të vendosin se ҫfarë do të bëjnë në të ardhmen, si pasojë e bojkotit të opozitës dhe zgjedhjeve pa kundërshtarë. Mospjesëmarrja e opozitës është e pazakontë. Por zgjedhjet janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Për zgjedhjet e 30 qershorit do të varet nga autoritetet e Shqipërisë se ҫfarë do të vendosin të  bëjnë me rezultatet e tyre”-tha Glover.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY