Gazetari Balla: Me kercenoi Meta, le te vije ne emision

Gazetari Balla: Me kercenoi Meta, le te vije ne emision

225
0
Shares

Gazetari Sokol Balla i është përgjigjur deklaratave të Presidentit, Ilir Meta, ne lidhje me ish-gruan e tij qe tani eshte ministre.

Presidenti Meta tha sot se ai dhe Monika Kryemadhi nuk kishte asnjë lloj konflikti interesi, ndërkohë që solli ne mendje se në të njëjtën situatë ishte dhe Sokol Balla, për të cilin tha se nëna e fëmijëe të tij është ministre e qeverisë Rama.

Gazetari Sokol Balla e ka komentuar kete fjali si kërcënim për të dhe fëmijët e tij.
Ai e ka ftuar Metën që të përballet në studion e tij të enjten, ndërkohë që ka postuar dhe një fotografi ku kanë pozuar bashkë në vitin 2002 në Kremlin.

“Me Ilir Metën në Kremlin në 2002, kur ishte zëvendëskryeministër 😉.

Sot Presidenti @ilirmeta.faqjazyrtare më sulmoi e kërcënoi mua dhe fëmijët e mi. Por dhe me sfidoi për të ardhur në emision dhe të përballej me të vërtetën sipas tij dhe te vërteten sipas meje.

Ilir! Të pres të enjten në ora 21 në #realstory ne @vizionplus. Ballë për Ballë. Gjithsesi oren zgjidhe vete. Qofte dhe ne 5 te mëngjesit. 👐”, shkruan Balla.

Pergjigja e Metes per konfliktin e interesit ku permend Sokol Ballen dhe ish-gruan e tij:

Por Meta ka zgjedhur që përgjigjen e pyetjes t’ia drejtojë gazetarit Sokol Balla, i cili sipas tij ka nënën e fëmijëve të tij, ministre të qeverisë Rama dhe nuk është në konflikt interesi.

“Nuk e di në cilën media punon…? Kush është aty, drejtor? Kryeredaktor? Koli është? A, po Kol Balla?

Aa po, tani e kam dëgjuar edhe herë tjetër këtë çështje nga miku im Sokol Balla edhe e di që ka merak të madh që unë jam në konflikt interesi që nëna e fëmijëve të mi është në opozitë, nuk e di se ku është interesi këtu kur ajo do që Rama të ikë, jo që të marrë pjesë në zgjedhje gjithëpërfshirëse.

Por të gjithë e dini që Koli nuk ka interes, asnjë konflikt interesi, pavarësisht se nëna e fëmijëve të tij punon në qeveri, kështu që faleminderit për pyetjen me gjykojnë shqiptarët se kush i krijon këto probleme dhe kush do ta nxjerrë Shqipërinë nga rruga e normalitetit, shtetit ligjor.

Reforma në Drejtësi e Edi Ramës, ka fytyrën e skandalit të Unazës së Re, gjenocid ndaj njerëzve, kur të dëshirojë ai, tek Sokol Balla, të marri dhe ata miqtë e tij amerikanë, të marrë dhe zonjën Calavera , aty s’ka nevojë, dhe ta kuptojnë si ishte reforma dhe si u bë reforma”, ka thënë Meta.

Sokol Balla, aktualisht drejtues emisionit “Real Story” në Vizion Plus, ka qenë i martuar me ministren aktuale të Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, por prej disa vitesh janë të divorcuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY