“Tërmet manipulimesh”, Ish-deputeti nxjerr shifrat: Ja e vërteta e votimeve në qarkun...

“Tërmet manipulimesh”, Ish-deputeti nxjerr shifrat: Ja e vërteta e votimeve në qarkun e Gjirokastrës

43
0
Shares

Teksa e quan “tërmet” manipulimesh të dhënat nga KQZ lidhur me votimet, ish-deputeti Tritan Shehu ka nxjerrë versionin e vërtetë të ketyre të dhënave.

Sipas tij, qarku i Gjirokastrës ka zgjedhur të bojkotojë kto votime dhe flitet për shifra shumë të ulëta pjesëmarrje.

E verteta eshte kjo: Gjirokastra 17,53%, Libohova 15,19%,Dropulli 8,5%, Permeti 20,35%; Kelcyra 19,4; Memaliaj 20,19%; Tepelena 22,7%”,-saktëson ish-deputeti.

Postim i Shehut:

Qarku i Gjirokastres hodhi ne Vjose Narkoshtetin! “Termet” manipulimesh jane rezultatet e KZAZ-ve e KQZ-se per Qarkun e Gjirokastres! Te publikohen menjehere listat e “votuesve”, qe secili te shohe emrin e tij. Edhe pse nen nje persion te pa pare qe njerrezit si “bageti” te shkonin ne qendrat e ”votimit”….

Edhe pse mos pjesemarja ishte thjeshte e identifikueshme…. Edhe pse pa kandidate alternative, pa fushate alternative… Banoret e ketij Qarku me vlera te pa llogariteshme i hodhen ne Vjose kercenimet e ketij Narkoshteti.

Ata vrane perfundimisht edhe friken, duke u rreshtuar si gjithemone ne anen e parimeve, demokracise. Cfaredo shifrash te fabrikojne Termeti me shoket e tij, sado flete “votimi” ata futen si kusare e trafikante ne kutite e Qarkut, e verteta nuk eresohet nga asnje manipulim.

Krim per ata ky, turp kush do ta certifikoje kete farse! E vertata eshte kjo: Gjirokastra 17,53%, Libohova 15,19%,Dropulli 8,5%, Permeti 20,35%; Kelcyra 19,4; Memaliaj 20,19%; Tepelena 22,7%.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY