FOTO/Thellohen skandalet e Rilindjes, ja si janë manipuluar votat në Divjakë, Malësi...

FOTO/Thellohen skandalet e Rilindjes, ja si janë manipuluar votat në Divjakë, Malësi të Madhe dhe Memaliaj

43
0
Shares

Vazhdojnë rastet e manipulimit të votave nga Rilindja në votimet moniste të  mbajtura ditëne djeshme.

Pas Juliana Memaj, e cila kishte fituar me 2000 vota më shumë nga pjesëmarrja, rastet janë përsëritur dhe në Bashki të tjera.

Një tjetër manipulim me votat ka ndodhur në bashkinë e Memaliajt. Në këtë këtë bashki kandidonte i vetëm Gjolekë Guci i Edi Ramës.

Edhe këtu dora e komisionerëve të PS-së ka lënë gjurmë, jo aq të mëdha sa në bashkitë e tjera, por vota janë gjetur më shumë se votues.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Bashkinë e Divjakës. Pas përfundimit të numërimit të votave në Divjakë, kandidati i Edi Ramës Fredi Kokoneshi ka fituar me 13513 vota.Thënë ndryshe në kutitë e votimit të Divjakës janë 513 vota më shumë se votues.

Situatë e njëjtë ndodh dhe në Malësinë e Madhe. Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së në këtë bashki në 30 qershor kanë votuar 7600 qytetarë.

Por pas numërimit të kutive kanë rezultuar se brenda ishin 8265 vota.

Në Malësinë e Madhe ka fituar kandidati i Ramës Tonin Marinaj me 7772 vota ose thënë ndryshe 122 vota më shumë se votues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY