Grisi fletën e votimit dhe tentoi të thyejë kutinë, arrestohet një person...

Grisi fletën e votimit dhe tentoi të thyejë kutinë, arrestohet një person në Kamzë

51
0
Shares

Një tjetër person është arrestuar nga policia, pasi tentoi të prishë zgjedhjet duke dëmtuar materialet zgjedhore.

Sipas policisë, 66-vjeçari nga Kamza, ka grisur fletën e votimit, tentoi të marrë vulat e komisionit dhe të thyejë kutinë e votimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr.5 Kamzë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– Astrit Çuçka, 66 vjeç banues në Kamzë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas rreth orës 12:00, është paraqitur pranë QV Nr. 1567 dhe pasi ka marrë fletën e votimit, e ka grisur atë dhe ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm.

Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmëndur do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”,-sqaron policia.

Me heret, nje 55-vjeçar u arrestua, pasi hyri me armë në qendrat e votimit në Durrës. (kliko ketu)http://www.droni.al/2019/06/30/me-arme-ne-qendren-e-votimit-cfare-ndodhi-ne-durres-arrestohet-nje-person/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY