FOTO/Kamera të vendosura mbi kutitë, ish-deputeti: Po monitorojnë se kanë frikë nga...

FOTO/Kamera të vendosura mbi kutitë, ish-deputeti: Po monitorojnë se kanë frikë nga mosbindja…

117
0
Shares

Në qendrat e votimit në  Elbasan janë vendosur kamera, për të mbajtur në vëzhgim votuesit, nëse ata votojnë apo jo për partinë e tyre.

Ish-deputeti i PD-së në Elbasan, Endri Hasa ka publikuar foto nga një qendër votimi në gjimnazin “Dhaskal Todri” ku zgjedhësit votojnë nën kamerat e sigurisë të vendosura mbi kutitë e fshehta.

Sipas Hasës edhe kur garojnë me vetëm një kandidat socialistët kanë frikë dhe monitorojmë çdo gjë që te çojnë deri ne fund vullnetin e Partisë.

Kamera për te lexuar votat!
Edhe pse votohet vetëm me një parti dhe vetëm me një kandidat, edhe pse votuesit, vëzhguesit, komisionerët, numëruesit i ka vetëm Rilindja prapë se prap po përdoret çdo instrument për të shantazhuar votuesit.
Janë nxjerrë në terren bandat, drejtorët, policia dhe cdo funksionar tjetër për të shtuar figurantët.
Por dhe kaq nuk i mjafton dhe nga frika se askush nuk po bindet për tu bërë pjese e farsës se pushtetit te Edi Ramës, kane vendosur dhomat e fshehta poshtë kamerave ne shkoll, kopshte dhe kudo munden në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë.
Çdo vote po regjistrohet dhe po monitorohet qe te çojnë deri ne fund vullnetin e Partisë!
Asgjë nuk ka ndryshuar!
Vete votojnë, vetë numërojnë, vetë shpallin rezultatin
#partiavoton
#partianumeron
#partiavulos”,-shkruan Hasa.

Kujtojmë se Bashkia e Elbasanit është një nga 31 bashkitë në të gjithë vendin ku qytetarët kanë vetëm një kandidat në fletën e votimit. 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY