Robert Aliaj me deklaratën e fortë: Momentalisht Shqipëria është vendi ideal për...

Robert Aliaj me deklaratën e fortë: Momentalisht Shqipëria është vendi ideal për të vdekur

104
0
Shares

Situata politike në vend ka shkaktuar reagimin e fortë të intelektualëve, artistëve, njerëzve të thjeshtë dhe qindra qytetarëve të cilët  kanë filluar dhe me protesta në disa vende.

Robert Aliaj ka komentuar zhvillimet e fundit, gjatë një intervistë, teksa është pyetur sesi e sheh Shqipërinë dhe çfarë i duhet të ndryshojë për të qënë më mirë.

Artisti shprehet se momentalisht Shqipëria është vendi ideal për të vdekur, duke shtuar faktin se  politika shqiptare duhet të ndryshojë.

A e terrorizon realiteti çdo njeri në Shqipëri?

Nuk jam i sigurt për këtë. Ne e bëjmë vetë realitetin tonë. Secili ka realitetin e vet. Për mua p.sh. realiteti im, është piktura ime, lufta ime, përplasja me veten time.

Në këngë e komentoni Shqipërinë si vendin ku shpresoni vetëm të vdisni, s’mund të jetohet në Shqipëri apo çfarë?

Momentalisht është vendi ideal për të vdekur. E di pse? Sepse një popull me një mentalitet të tillë që lufton vetëm për bukën e gojës, nuk ka arsye, as nevojë për kulturë, as për të kërkuar ndryshime sociale. I duhet vetëm një furrë buke dhe një nevojtore.

Çfarë duhet të ndryshojë në politikën shqiptare? Çfarë qëndrimi ka Roberti në lidhje me politikën, si e sheh?

Së pari, duhet të ndryshojmë ne, secili nga ne. Aty fillon ndryshimi.

*Pjesë nga intervista për MAPO

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY