Protestë dhe në Tiranë, qytetarët mblidhen pranë qendrave të votimit

Protestë dhe në Tiranë, qytetarët mblidhen pranë qendrave të votimit

41
0
Shares

Përveç protestave në rrethe, ku dhjetëra qytetarë janë duke protestuar kundër votimeve ditën e dielë, dhe në Tiranë raportohet për protesta të banorëve.

Banorë të njësisë administrative nr.8 në kryeqytet janë mbledhur pranë “Shkollës së Kuqe”, e cila ditën e nesërme do të shërbejë si qendër votimi. Kujtojmë këtu se PD ka paralajmëruar protesta edhe përgjatë ditës së dielë, ndërsa shprehen kundër këtyre votimeve, të cilat i kanë konsideruar moniste. Forca të shumta policia ndodhen sakaq në vendngjarje, për të shmangur cdo incident të mundshëm.

Më herët u mbajt një tjetër protestë në Kombinat, ku të pranishëm ishin dhe banorët e zonës së Unazës së re, të cilët kanë muaj e muaj që nuk i kanë ndaluar protestat kundër qeverisë së Edi Ramës.

Bëhet fjalë për një protestë në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku është vendosur edhe KZAZ-ja e kësaj zone. Pjesë e protestës ishte edhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili është mbështetës i banorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY