Policia masakron gazetarin, Lleshaj: Vetem e shtyme pak!

Policia masakron gazetarin, Lleshaj: Vetem e shtyme pak!

88
0
Shares

Policia e Shterit genjeu sonte ndersa u perpoq te fshihte dhunen ndaj gazetarit ne Diber nderkohe qe sulmoi ne mes te bulevardit nje grup qytetaresh.

Njoftimi i policise:

Policia e Shtetit ka ndaluar sot në mbrëmje në Peshkopi një person me precedente të shumëfishtë penale, ndaj edhe aksioni i ndalimit ka qenë kompleks.

Nisur nga të dhënat e marra në rrugë operacionale, operacioni ishte me risk të shtuar.

Në kushtet e këtij aksioni të zhvilluar në një situatë të tensionuar, një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është treguar i pakujdesshëm duke shtyrë një gazetar teksa po filmonte me celular operacionin.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këtë incident duke i kërkuar ndjesë gazetarit të TV “News 24”.

Ky akt i pakëndshëm erdhi si rezultat i aksionit të zhvilluar nën tension dhe pamundësisë së punonjësit të Policisë për të identifikuar në kohë të shpejtë gazetarin.

Pavarësisht situatës së krijuar, Policia e Shtetit siguron të gjithë qytetarët dhe gazetarët se është në shërbim të tyre dhe ndodhi të tilla nuk do lejohen të përsëriten, pavarësisht arsyeve dhe situatave.

…..

Policia e Dibrës ka ndaluar sot nje biznesmen në lokalin e tij. Bëhet fjalë për shtetasin Bilbil Gjura, i cili dyshohet si i përfshirë në përplasjen me forcat speciale në orët e para të mëngjesit.

Ndalimi i biznesmenit është bërë në qendër të qytetit, duke terrorizuar të gjithë klientet që ndodheshin në lokal.

Po ashtu raportohet se nga policia është goditur dhe gazetari Enver Doçi, teksa ishte duke filmuar arrestimin e disa personave. Gjithashtu, policia i ka thyer gazetarit Doçi telefonin me të cilin ka qenë duke filmuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY