Motrat Istrefi koncert tek sheshi Skëndërbej

Motrat Istrefi koncert tek sheshi Skëndërbej

92
0
Shares

Me ardhjen e sezonit veror rikthehen dhe aktivitetet e shumta në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe sigurisht ndër më të parapëlqyerit janë patjetër koncertet me artistë të njohur.

Një i tillë do të zhillohet shumë shpejt, konkretisht më 4 korrik dhe të ftuara do të jenë dy prej artisteve tona të preferuara.

Bëhet fjalë për motrat Nora dhe Era Istrefi, të cilat vetëm pak çaste më parë e bënë të ditur një gjë të tillë nëpërmjet postimeve në Insta Story.

Dy motrat e famshme përveç hiteve që kanë prodhuar ndër vite, pritet të performojnë edhe këngën “Nuk e di”, bashkëpunimin e tyre të parë së bashku.

Dy artistet e famshme do të performojnë në skenën e “Coca-Cola Festival” të enjten e ardhshme dhe janë vetëm të parat që kanë konfirmuar praninë e tyre, pasi nisur nga vitet e mëparshme, pritet të ketë edhe shumë të tjerë të ftuar që me siguri do të konfirmohen në ditët në vijim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY