Ironia e Manjanit me ndërkombëtarët, Meta e mbështet propozimin e tij

Ironia e Manjanit me ndërkombëtarët, Meta e mbështet propozimin e tij

50
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka ironizuar gjithë situatën e krijuar me ndërkombëtarët, ndërsa ka bërë një propozim.

Ai shkruan se ndërkombëtarët më shumë sesa për votimet, kanë ardhur për të monitoruar opozitën dhe ndaj u sugjeron kryebashkiakëve të opozitës të bëjnë 4 kopje çelësash të zyrave të tyre.

“Nga një kopja tua japin, ODIHR, Ambasadës Amerikane dhe misionit të BE, si shenjë anti dhunë por me kusht që këto çelësa ti çojnë shefave të tyre në shenjë TURP”,-shkruan Manjani.

Këtë propozim e ka shpërndarë në faqen e tij publike dhe Presidenti Ilir Meta i cili mesa duket ka rënë dakord.

Reagimi i plotë i Manjanit:

Duket sikur vëzhguesit e huaj, kanë ardhur për të vëzhguar opozitën këtë radhë dhe jo votimet.

Në fakt ç’tu vëzhgosh atyre votimeve…

Në fakt, pakkush do të dëshironte një përplasje të dhunshme shqiptar me shqiptar. Aq më tepër në kushtet kur të huajt fërkojnë barkun.

Nga ana tjetër, opozita e kishte llogaritur të humbur pushtetin lokal që kur mori vendim për të mos hyrë në këto zgjedhje.

Në këto kushte sugjerimi im është:

Kryetarët e bashkive të PD e LSI të bëjnë sot 4 kopje çelësash të zyrave të tyre.

Nesër ti shpërndajnë publikisht këto çelësa si vijon:

Një kopje kandidatëve të Edi Ramës si shenjë paqësore dhe jo vëllavrasëse.

Nga një kopja tua japin, ODIHR, Ambasadës Amerikane dhe misionit të BE, si shenjë anti dhunë por me kusht që këto çelësa ti çojnë shefave të tyre në shenjë TURPI!

E kam shumë seriozisht këtë propozim!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY