Demokratet e Tiranes, ja cfare do bejne te dielen e 30 qershorit

Demokratet e Tiranes, ja cfare do bejne te dielen e 30 qershorit

114
0
Shares

Emra te njohur te PD kane vendosur te vijojne te dielen protestat prane qendrave te votimit.

Fitim Zekthi, Osman Mula, Buron Kaceli, Armanda Hysa, Arta Sakja, Hysen Male, Pëllumb Nako, Ilir Pilku, e shumë mësues, mjekë, inxhinierë, artistë dhe intelektualë të tjerë do jenë në 30 qershor në çdo qendër votimi të njësisë 8 për të protestuar aty në mbrojtje të demokracisë.

“Në datën 30 qershor ndahet demokracia nga anti-demokracia dhe PD do të luftojë për demokracinë pasi ne si parti lindëm nga ëndrra për demokracinë. PD ka lindur një parti nga gjeneza e lirisë dhe ka rrëzuar sisteme edhe më të forta dhe ashpra se sa ky i sotmi”, thuhet ne nje postim te PD ne njesine 8 ne Tirane.

Data 30 qershor është dita e një referendumi ku shqiptarët duhet t’i japin drejtim monopartive dhe votimeve si në Korenë e Veriut. Ne do të luftojmë për pluralizmin, lirinë e mendimit dhe do të luftojmë për t’ia hequr nga duart e dikaturës Shqiperine, thuhet ne njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY