U mbyt para 4 ditësh, gjendet trupi i 18-vjeçarit

U mbyt para 4 ditësh, gjendet trupi i 18-vjeçarit

44
0
Shares

Një tjetër trup i pajetë është gjetur në det. Peshkarexhet e  peshkimit kanë gjetur trupin e pajetë të 18 vjecarit nga Kruja që u mbyt të dielën në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin me inicialet E.M. I riu kishte shkuar së bashku me familjen për të kaluar fundjavën kur ka humbur kontaktet dhe është mbytur në det.

Për gjetjen e trupit të tij u angazhuan policia kufitare dhe polumbarët e forcave RENEA, por kërkimet nuk dhanë rezultat. Trupi i tij u gjet mëngjesin e sotëm nga anijet e peshkimit.

Ky rast shënon të disatën herë që në det ndodhin incidente të tilla fatale, ndërkohe që është kërkuar të rriten masat e sigurisë në plazhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY