Takime intesive në Presidencë, kë priti Meta në zyrën e tij ditën...

Takime intesive në Presidencë, kë priti Meta në zyrën e tij ditën e sotme

42
0
Shares

Presidenti Meta ka zhvilluar një sër takimesh ditën e sotme, të gjitha këto lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Presidenti  u fut në lojë në momentin e fundit, duke ndryshuar  tërësisht ngjarjet dhe duke hapur kështu mundësinë për ta zgjidhur krizën.

Pas Bashës, Meta priti Petrit Vasilin, më pas partitë opozitare aleatë me Partinë Demokratike dhe së fundmi dhe aleatin e Ramës, Paskal Milon.

Së fundmi, Meta priti dhe Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gutzkoëm pas vendimit të fundit të Këshillit për të tërhequr vëzhguesit nga zgjedhjet e së dielës.

Në këto momente, Meta është duke zhvilluar takim me ambasadorin e BE, Luigi Soreca si dhe me ambasadorët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë. Në fokus të takimit është situata politike në vend, tri ditë para zgjedhjeve lokale të 30-qershorit.

Takimi vjen në kohën kur aleatët e Bashës zbuluan se presidenti Ilir Meta do të zbulojë deri në mbrëmje, datën e re të zgjedhjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY