Rama ironizon Kryetaren e LSI-së

Rama ironizon Kryetaren e LSI-së

25
0
Shares

Kryeministri Edi Rama  po mban fushatën elektorale në Vorë, nga ku  ka ironizuar kryetaren e LSI Monika Kryemadhin.

Rama tha se kjo opozitë nuk ka lidhje me popullin, por do të dalë mbi popullin dhe mbi ligjin.

Ai shtoi po me ironi se “fallxhorja s’do t’ia dijë për popullin, sepse ka lidhje drejtpërdrejtë me Zotin”.

“Këta duan të dalin mbi popullin, mbi drejtësinë, por nuk ka më, mbaron kjo hsitori sot. Kryemadhi ka lidhje të drejtpërdrejtë me Zotin. Ajo flet me Zotin, as me popullin, me askënd. Fiqo e di se çfarë ka heq me Lulin për të luftuar kundër vjedhjes së votës, kundër korrupsionit, kundër të këqijave se këta në fakt kanë ardhur nga hëna.

Ikën votat Monika na i morën. Cfarë është ky tmerr. Nuk vazhdohet më me karnavale. Më 30 qershor numëroni të gjitha të zezat që kanë një nga një dhe zhysni votën bam. Gimi nuk është doktor shkencash. Na doli edhe Neritani thotë iu shpërlaftë shejtani. Ka luajt mendsh. I hodhi në erë fallxhorja, i tërboi. T’i lëmë në dhimbjet e tyre, në frikën e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY