Ngrihet tensioni në gjithë vendin, KZAZ në Vaun e Dejës në flakë,...

Ngrihet tensioni në gjithë vendin, KZAZ në Vaun e Dejës në flakë, në Berat rrethohet

171
0
Shares

Zjarr në KZAZ e Vaut të Dejës, në Berat rrethohet KZAZ nga qindra protestues

Besohet se KZAZ në Vaun e Dejës është përfshirë nga zjarri ndërkohë që janë hedhur drejt saj molotovë dhe janë thyer ambientet.

Disa qindra mbështetës të iopozitës po protestojnë atje duke kërkuar lirimin e tyre nga materialet zgjedhore.

Situatë e tensionuar është edhe në qytetin e Beratit ku përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Aleancës Qytetare kanë nisur marshimin drejt KZAZ së Beratit.

Berat (3)

Teksa mbajnë pankarta në duar, protestuesit i janë afruar KZAZ nr. 64, e cila është rrethuar nga forca të shumta policie. Raportohet se protestuesit po thërrasin njëzëri se “Nuk ka zgjedhje pa PD, Rama ik”.

Protestës i është bashkua edhe Sekretari Organizativ i PD, Eno Bozdo, i cili iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos shkojnë në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi sipas tij, është një farsë e Partisë Socialiste.

Pritet që protestat tek KZAZ të kenë efekt zinxhir në të gjithë vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY