FOTO/Ndërkombëtarët në Shqipëri nuk bëjnë zë, i drejtohen me shkresa KQZ-së

FOTO/Ndërkombëtarët në Shqipëri nuk bëjnë zë, i drejtohen me shkresa KQZ-së

456
0
Shares

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Bashkimin Europian vijojnë të jënë në një linjë përsa i përket qëndrimit ndaj datës 30 Qershorit, duke rënë dakord për të.

Kështu Ambasada  amerikane, britanike, por edhe ajo italiane së bashku me OSBE-në i janë drejtuar me shkresë zyrtare Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për akreditimin e vëzhguesve  të tyre në zgjedhje.Ndërkohë, kujtojmë se Këshilli i Evropës u tërhoq nga dërgimi i vëzhguesve në Shqipëri, duke mos i njohur zgjedhjet e 30 Qershorit.

Kjo dëshmohet edhe nga faksimilet që këto institucione i kanë përcjellë në adresën e KQZ-së. Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës, Ilir Meta duke analizuar situatën politike dhe divergjencat mes partive, ka ftuar palët në tryezë, ndërsa kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje mohuese thirrjes së Metës.

Kjo thirrje është pranuar nga lideri demokrat, Lulzim Basha, i cili qëndroi sot në ambientet e presidencës për rreth 25 minuta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY