DENONCIME/Qytetarët zbulojnë skemat: Ja si po i blejnë sërish votat

Ndaje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike disa denoncime në faqen e tij në Facebook, teksa qytetarët kanë  denoncuar blerjen masive të votave që PS-ja po bën anembanë vendit.

Denoncimet  vijnë sa nga Kukësi, në Tiranë e në Elbasan, ndërsa format e blerjes së votës janë të ndryshme, qoftë këtu dhe me kërcënime apo joshje.

DENONCIMET

1.Përshëndetje zoti Berisha, dëshiroj të jeni mirë me shëndet. Nëse jeni i interesuar të investigoni në Bushtricë, Kukës, zoti Safet Gjici po bën superorganizime për maturantët dhe çdo gjë gratis; mjafton pjesëmarrja dhe për gjërat e tjera merret Safeti. Ah sikur të isha unë maturant i këtij viti, por çfarë t’i bësh!

2.Mirëmëngjes! Më fal për shqetësimin, por e kemi për detyrë, këtu në Kashar ka filluar të afrojnë nga 50ë mijë lekë të vjetra për çdo votues. Respekte

3.Doja t’ju informoja se sot më datë 25 qeshor 2019, në të gjithë institucionet e shëndetësisë në Elbasan janë shpërndarë formularë për çdo punonjës në të cilin përmban hapësira boshe për të shkruar të dhënat e pjesëtarëve të familjes së tyre, që do të votojnë dhe do të dorëzohet në drejtoritë përkatëse ku punojnë. Për ta bërë më të thjeshtë këtë informacion, na u dhanë në formë kërcënuese “vetëkuptuese” .

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje