Asnjë militant i PD në djegien e KZAZ në Bushat, flakët skenar...

Asnjë militant i PD në djegien e KZAZ në Bushat, flakët skenar i Ramës

45
0
Shares

Pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ku ai tha se përsëri po sulmohet për të penguar zgjedhjet nga ana e PD .

Ka reaguar menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.

Asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat.

Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën.

U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune.

Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY