Arrestohet në Budapest Nikolla Gruevski, kur jepet vendimi për ekstradim

Arrestohet në Budapest Nikolla Gruevski, kur jepet vendimi për ekstradim

51
0
Shares

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, është arrestuar ditën e sotme nga policia hungareze në Budapest. Sipas medieve hungareze, Gruevski u arrestua mëngjesin e sotëm në Budapest pas kërkesës së gjykatës. Nga pamjet shihet se Gruevski ka pranga në duar.

Maqedonia e Veriut kërkoi ekstradimin për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për lëndën e PSP “Tanku”. Si dhe ngjarjet e përgjakshme në Kuvend për të cilët dyshohet se ka qenë organizator.

Gruevski ka insistuar më herët që kjo dhe raste të tjera gjyqësore kundër tij janë një strukturë politike, e caktuar nga qeveria e re e udhëhequr nga Bashkimi Social Demokratik, SDSM.

Gruevski shërbeu si kryeministër i Maqedonisë nga 2006 në 2016. Partia e tij e djathtë VMRO DPMNE u rrëzua në 2017 pas një krize të zgjatur politike në të cilën ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u akuzuan për imponimin e sundimit autoritar dhe përfshirjen në korrupsion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY