Zbardhet plani i opozitës, ja ç’do ndodhë në të gjithë vendin deri...

Zbardhet plani i opozitës, ja ç’do ndodhë në të gjithë vendin deri në 30 qershor

174
0
Shares

Opozita nuk do të lejojë zgjedhjet farsë. Ky ka qënë vendimi i fundit që është marrë nga kryesia e kësaj partie.

Burime për DRONI.al konfirmojnë se opozita ka ndërmarrë një plan për të garantuar demokracinë dhe jo rikthimin në zgjedhjet njëpartiake.

Ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 Qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin. Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme”-bëjnë me dije burime nga PD.

Mesohet se gjithcka do të jetë ne bashkepunim me bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë.

Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën. Protestat vene ne dukje bashkepunimin e Edi Ramës me bandat e drogës dhe krimit të organizuar. Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve”- bëjnë me dije burimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY