“Shqipëria është në rrezik”, ish-deputetja: Ja kush mund ta shpëtojë atë

“Shqipëria është në rrezik”, ish-deputetja: Ja kush mund ta shpëtojë atë

98
0
Shares

Jorida  Tabaku, ish-deputetja e PD, ka treguar një pasqyrim të gjendjes aktuale në  Shqipëri, duke na treguar një rrezik potencial që na pret.

Duke iu referuar zhvillimeve, Tabaku thotë se kryeministri Rama ka vendosur një regjim autoritar duke berë presion mbi administratën, por më shumë se kaq, ajo shton dhe skandalet në tenderat dhe koncesionet.Tabaku thotë se janë shqiptarët e drejtë që mund ta shpëtojnë sa janë në kohë.

Diktaturat dhe regjimet autoritare funksionojnë me dhunë dhe përmes dhunës. Tani që përditë e më shumë po bëhet edhe më evidente paligjshmëria e procesit zgjedhor. Sot kur shqiptarët e kanë të qartë se si ka mundur të prodhojë “mazhorancën” kryeministri Rama, metodat e tij të represionit shtohen dhe prekin të gjithë ata që janë në administratë.

Me urdhër nga lart po angazhohet çdo mësues, mjek, polic, ushtarak, infermier, nëpunës civil që të dorëzojë kartat dhe të jetë i pranishëm në farsën komuniste të 30 qershorit. Frika e një regjimi autoritar shkon deri aty sa që bizneseve që kanë fituar tendera e koncesione u kërkohet që të nxjerrin jo vetëm punonjësit por edhe familjarët e punonjësve.

Piramida kriminale që udhëhiqet nga kryeministri dhe ka në bisht yzmeqarët e pushtetit personal si kryetarët e bashkive, median e blerë dhe gjithashtu edhe grupet kriminale është sot në funksion të farsës që quhet zgjedhje.

Sa më shumë afrohet fundi aq më e madhe çmenduria e një njeriu që ka mbetur i vetëm me një barrë krimesh mbi shpinë. 

Shqipëria është në rrezik askush përpos shqiptarëve, njerëzve të përgjegjshëm, qytetarëve që besojnë tek sundimi i ligjit dhe demokracia nuk mundet ta shpëtojnë atë. Në kohë të vështira kombet kanë nevojë për qytetarë të devotshëm dhe përgjegjshëm”,-ka shkruar së fundmi në një reagim ish-deputetja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY