Presidenti Meta: Shqipëria të rikthehet në normalitet

Presidenti Meta: Shqipëria të rikthehet në normalitet

48
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó.

Kreu i Shteti foli edhe për situatën politike ne vend, ndërsa theksoi se çdo aktor, i brendshëm apo i jashtëm, që tenton të çojë vendin drejt konfliktit do të mbajë përgjegjësi para popullit shqiptar.

Vlerësoj marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë.

Çmoj mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit europian.

Me rëndësi zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian .

Palët të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës.

Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor.

Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane .

Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”-tha Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY