LAJM I FUNDIT/ “Godet” KiE : Nuk vijmë në Shqipëri të...

LAJM I FUNDIT/ “Godet” KiE : Nuk vijmë në Shqipëri të vëzhgojmë zgjedhjet e njëanshme

88
0
Shares

Këshilli i Europës konfirmon vendimin e saj për të mos dërguar vëzhgues për votimet e 30 qershorit.

Përmes një deklarate të dytë, KiE shprehet se, nuk mund të ketë vëzhguesë në një proces zgjedhor pa garë politike dhe ku merr pjesë vetëm një parti.

 

Deklarata është bërë në faqen zyrtare të KiE nga Anders Knape, president i Shoqatës Suedeze të Autoriteteve Lokale dhe Rajoneve (SALAR) si dhe Zëvendës President i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës (CLRAE).

Deklarata e plotë:

“Në dritën e zhvillimeve të fundit dhe pasigurisë në Shqipëri, në lidhje me pjesëmarrjen e plotë të spektrit politik të kandidatëve dhe partive në zgjedhjet lokale më 30 qershor 2019, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale ka vendosur të mos vendosë misionin e saj të vëzhguesve zgjedhorë.

Duke patur parasysh faktin se në 31 nga 61 ka vetëm një kandidat nga mazhoranca, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike dhe kjo nënkupton rrezikun logjistik për Këshillin se nuk është në gjendje të vendosë një mision të plotë përgjatë gjithë vendi, i cili është një procedurë standarde gjatë Misioneve të Zgjedhjeve.

Misionet e Këshillit bazohen në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale me pjesëmarrje të gjerë të forcave të ndryshme politike të një vendi, dhe kështu nuk ka vërejtur asnjë zgjedhje pa pjesëmarrje kuptimplotë të opozitës.

Vendimi i Këshillit është marrë në konsideratë të të gjithë informacioneve të disponueshme, si dhe në lidhje me situatën politike dhe logjistike.

Këshilli nuk bën asnjë deklaratë lidhur me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve dhe kjo nuk ka të bëjë fare me pyetjen nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet lokale.

Ky është vendimi autonom i Shqipërisë “.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY