Kriza politike dhe 30 Qershori, Ish-presidenti propozon zgjidhjen: Kjo situatë të marrë...

Kriza politike dhe 30 Qershori, Ish-presidenti propozon zgjidhjen: Kjo situatë të marrë fund…

202
0
Shares

Teksa kanë mbetur vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe vendi është në një krizë të thellë politike, ish presidenti Alfred Moisiu ka dalë në një deklaratë për mediat, duke dhene variantet e tij për zgjidhjen e krizës.

Ish-kreu i shtetit ka deklaruar se për të lënë pas krizën duhet të ketë dialog mes palëve. Mosiu theksoi se kjo situatë ka 30 vjet që është prezente në vend, ndërsa renditi sipas tij pikat që çojnë në zgjidhjen e ngërçit politik.

Politikë e gabuar.  KQZ të respektojë kërkesën ligjore për depolitizim. Numëruesit të mos jenë militantë, të hetohen individët e përfshirë në skandalet e trafikut të votës, të respektohen rregullat strikte për financimin e partive, të forcohen masat ndëshkimore sipas debatit të sjelljes, politika shqiptare të hartojë një pak kombëtar.Kjo situatë duhet të marrë fund përmes një reformimi të thellë dhe një pakti kombëtarë për integriminJu drejtohemi partive politike, dhe cilitdo që ka zë në vendim politik për:

1- mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve

2- pranimi i faktit se ndryshimi kushtetues në 2008 prishi ekuilibrin kushtetues dhe sollën efekte

3 -ndryshimin e procesit zgjedhor, zgjedhjen e presidentit drejtpërsëdrejti nga qytetarët

4 -Forcimin e institucioneve që garantojnë kushtetutshmëri

5-në funksion të rritjes së besimit të procesit politik e zgjedhor, forcat politike të rikthehen ne dialog institucional”– tha mes të tjerash Moisu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY