FOTO/”Nëse do të votoja, do më mallkonin me breza”, të tjerë intelektualë...

FOTO/”Nëse do të votoja, do më mallkonin me breza”, të tjerë intelektualë i bashkohen nismës ‘#Edheunë’

89
0
Shares

Te shumtë janë intelektualët të cilët po i bashkohen nismes #edheune, duke u shprehur kundër zgjedhjeve farsë dhe të paligjshme të 30 qershorit.

Kjo nismë është përhapur me shpejtësi, ndërsa numri i atyre që e mbështesin, po shtohet cdo ore. Gjithashtu  dhe reagimi i tyre po behet publik jo vetem ne rrjetet sociale por edhe ne studiot televizive.

Urbanisti i njohur dhe Rektori i U-Polis Besnik Aliaj thekson se është kundër zgjedhjeve moniste pas 30 vitesh pluralizëm. Artisti Neritan Licaj bashkë me nismën #edheunë, thekson se s’do të lejojë që jetët e fëmijëve tanë të nëpërkëmbet.

Shumë intelektualë të tjerë po reagojnë duke e cilësuar 30 qershorin si mohim i së drejtës së zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri. Edmond Kapedani thotë: #edheunë nuk do të votoj, nëse do ta bëja, do më mallkonin me breza.

Petraq Papa thotë se të bllokosh zgjedhjet e 30 qershorit është jo “zgjedhje”, por zgjidhje për t’i dhënë fund vjedhjes së votës. Së fundmi dhe gazetarja Sonila Meço reagoi publikisht duke deklaruar se nuk do të shkojë të votojë më 30 qershor, pasi e shihte si cënim ne te drejten e saj për të zgjedhur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY