Cakaj:Shqipëria nuk duhet të bëjë hapa pas për interesa partiake

Cakaj:Shqipëria nuk duhet të bëjë hapa pas për interesa partiake

49
0
Shares

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, u shpreh gjatë konferencës së përbashkët me homologun hungarez, Peter Szijjarto, se Shqipëria nuk duhet të bëjë hapa pas për interesa partiake, por duhet angazhim për interesin kombëtar.

Në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit Cakaj u shpreh se duhet t’i jepet përparësi agjendës europiane të vendit para çdo llogaritjeje politike.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Cakaj falenderoi Hungarinë për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe me Ministrin Szijjarto kemi zhvilluar një cikël takimesh që kanë përfunduar me nënshkrimin e disa marrëveshjeve dhe jemi në proces shqyrtimi të mundësive të reja të bashkëpunimit,” tha Cakaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY