DETAJE/Asnjë tërheqje nga zgjedhjet, Rama jep porositë e fundit pas takimit me...

DETAJE/Asnjë tërheqje nga zgjedhjet, Rama jep porositë e fundit pas takimit me socialistët

45
0
Shares

Kryeministri Edi Rama duket se nuk do të tërhiqet nga data 30 Qershor. Sapo ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, nga ku janë mësuar disa nga porositë e kreut të qeverisë.

Pjesë e diskutimeve në mbledhje ishin fushata zgjedhore dhe zgjedhjet vendore. Kryeministri Rama la porosi që të dokumentohet çdo rast përplasje në ditën e zgjedhjeve. Ndërsa fushata elektorale do vazhdojë deri të premten. Ai ka njoftuar se mitingu përmbyllës i fushatës së PS-së do të zhvillohet në qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve nga kryesia, Rama u shpreh: “Më 30 qershor të kemi një proces me standarde. Të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe manipulon votën, do përgjigjet para ligjit. Të dokumentohet çdo përplasje. Fushata do vijojë deri të premten.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY