Vendoset masa e sigurisë për 6 protestuesit në Kavajë

Vendoset masa e sigurisë për 6 protestuesit në Kavajë

82
0
Shares

Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë për 6 të arrestuar nga policia si të përfshirë në protestat para KZAZ në këtë qytet.

Gjykata vendosi masën arrest me burg për Arben Xhihani dhe Ervin Baklli ndërsa për Durim Bukova, Daut Elmazi, Islam Dedja dhe Fadil Rustemlliu u vendso masa detyrim paraqitjeje.

Për protestat e ditëve të fundit ndaj KZAZ-vë në disa bashki të drejtuara nga opozita, janë proceduar gjithsej 211 persona, nga të cilët 48 janë arrestuar. Gjakatat kanë dhënë masën e arrestit me burg për 18 persona, në arrest shtëpie do qendrojnë 14 të tjerë.

Mësohet se për incidentet e ndodhura në KZAZ-në e vendosur në shkollën “Havzi Nela” në Kukës, gjykata do të vendosë nesër për 4 personat e ndaluar. Të gjithë personat e proceduar akuzohen për “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, por edhe për prishjen e qetësisë publike e kryer në bashkëpunim”.

Rama ik nga salla e gjyqit!Kryengritesit e pamposhtur e trima te Kavajes;Daut ElmaziArben XhihaniErvin BaklliDurim BukovaIslam DedjaFadil Rustemlliu,i bejne ne sallen e narkogjyqit monstres se pluralizmit Edvin Hajdutit, gjyqin! Rama ik! Fitore! sb

Publiée par Sali Berisha sur Dimanche 23 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY