Basha thekson per REL: Ska negociata me Ramen, zgjidhja e krizes pas...

Basha thekson per REL: Ska negociata me Ramen, zgjidhja e krizes pas burgosjes se qeveritareve mafioze

57
0
Shares

Kreu i PD Lulzim Basha tha ne nje interviste per Evropen e Lire se 30 qershori nuk është një datë zgjedhjesh. Nuk mund  ketë zgjedhje pa opozitën dhe me 1 kandidat. Në 30 qershor ka një tentativë  nje partie  kriminalizuar, ka braktisur interesin publik dhe i shërben vetëm karriges, pushtetit dhe pasurimit kupolës së saj.

 

Radio Europa e Lirë: Zoti Basha, Shqipëria ndodhet në një ngë politik. Cili është vizioni dhekompromisi juaj për daljen nga kjo krizë?

Lulzim Basha: Kriza politike ka 3 dimensione. Ka kapjen e të gjitha pushteteve në një dorë, pra, autokracinë. Të gjitha pushtetet janë në dorën e njënjeriu, qeveria, parlamenti, drejtësia, mediat janë tëkapura nga i njëjti pushtet. Ekonomia ështëmonopolizuar dhe është në duar të këtij pushteti. Publikimet më të fundit të gazetës prestigjiozegjermane Bild, tregojnë se jo vetëm kemi kapjen e shtetit nga krimi, por kemi shkrirjen në një të  partisënë pushtet, qeverisë dhe institucioneve shtetërore. Zgjidhja e kësaj krize politike nuk mund të kalojëthjesht nëpërmjet një marrëveshjeje të rëndomtëpolitike me një pazar mes palësh. Nuk mund të ketëzgjidhje të kësaj krize pa drejtësi dhe pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin dhe kriminelëve që, së bashku, kanë asgjesuarprocesin politik, kanë vjedhur zgjedhjet, kanëdevijuar vullnetin popullor dhe kanë prodhuarthemelet e kësaj krizenjë parlament ilegjitim, njëqeveri ilegjiime, të dalë jo nga vota e qytetarëve, pornga diktati i krimit të organizuar, me paratë e drogësdhe të krimit dhe që, si rezultat, vazhdon të mbetetpeng i interesave kriminale dhe private, në vend qët’i shërbejë interesave publike.

Radio Europa e Lirë: pse mendoni se bojkotimi i zgjedhjeve, por edhe bojkotimi i mandateve nëKuvend është zgjidhja e duhur për Shqipërinë?

Lulzim Basha: Ne përfunduam së qeni një fasadë e një Kuvendi tashmë të faktuar si produkt i diktatit tëkrimit. Provuam për afro dy vite, që brenda këtijKuvendi të bënim reformat e duhura për tëshkatërruar këtë lidhje midis politikës dhe krimit, këtë shkrirje në një të pushteti me krimin. E nisëmme komisione hetimore parlamentare për rolin e politikanëve kryesorë në vend në kthimin e Shqipërisë në një bazë të krimit e të drogës dhekomisionet, së pari u refuzuan, pastaj u sabotuan, ndonëse Kushtetuta e thotë qartë se është e drejta e opozitës të ketë hetime të tilla parlamentare. Ne vumë re që, përmes kapjes së prokurorisë, pushteti, qeveria arriti jo thjesht t’i ngadalësonte, por, praktikisht, t’i stoponte investigimet, hetimet e dosjes339/1 dhe dosjes 184, që janë vjedhja e zgjedhjevenë Dibër dhe vjedhja e zgjedhjeve 2017 ngafunksionarët më të lartë të PS në bashkëpunim me krimin. Vendimi ynë, padyshim, i paprecedentë, u zbulua të ishte vendimi i vërtetë, sepse tashmë gjithëbota e ka parë se parlamenti shqiptar, qeveriashqiptare nuk janë produkt i votës së popullit, porjanë produkt i shkrirjes në një të qeverisë, partisë nëpushtet dhe krimit të organizuar.

Radio Europa e Lirë: Bashkësia ndërkombëtare nëShqipëri ka kërkuar që kjo krizë të zgjidhet me dialog. Po ashtu, kryeministri Edi Rama ka ftuar përdialog. Cila është përgjigja juaj ndaj një ftese të tillë?

Lulzim Basha: Ftesat për dialog që bëhen sa për sy e faqe apo akoma më keq, për propagandë nuk janeftesa por janë përpjekje për t’i hedhur hi syvenjerezve. Në krizën aktuale në Shqipëri është qartë se shkaktari kryesor është zoti Rama, i cili, përpushtetin e tij ka lidhur një pakt me krimin, çkafaktohet edhe nga këto dosje hetimore, 339, 184. Disa gjëra dalin qartë nga këto dosje hetimore,megjithëse pak minuta janë zbardhur. E para, që nëShqipëri zgjedhjet janë vjedhur në të gjithë territorin. Nga Durrësi në Dibër, nga Shkodra në Lezhë e kudo, rrjetet kriminale janë bashkuar me PS për të vjedhurzgjedhjet. Së dyti që vjedhja e zgjedhjeve është bërëme të gjitha metodat, me blerjen e votave, me mbledhjen e kartave të identitetit, me ndalimin e votuesve të opozitës për të shkuar për të votuar, me frikësimin e tyre, me presionin ndaj administratëspublike, me përdorimin e Policisë së  Shtetit. Pra, janë përdorur të gjitha metodat për të vjedhur dhemanipuluar zgjedhjet. Së treti, që në këtë proces kaqenë e përfshirë e gjithë kupola shtetërore, e gjithëadministrata shtetërore, pra, nga kryeministri tekministrat, tek deputetët, tek zëvendësministrat përsa i përkët kupolës politike, nga drejtorët e administratës, drejtorët e policisë, tek polici i thjeshtë, tek mësuesi i thjeshtë, që kërcënoheshin me bukën e gojës, nësenuk shërbenin si kamikazë politikë, si militantë, përtë vjedhur apo për të marrë e për të blerë vota per partinë në pushtet. Së katërti, është e qartë se në këtëndërmarrje janë mobilizuar të gjithë kriminelët e Shqipërisë, nga bosët e krimit ë organziuar ngaimerlalët, bajrët, shullazët me shokë deri tekkriminelët më të rëndomtë janë bërë njësh në këtëpërpjekje të PS për të marrë pushtetin nëpërmjetshitblerjes së votës, intimidimit të votuesve dhepërdorimit të resurseve shtetërore. Pra, ajo nemësuam nga Bild-i, radiografia Bild-i i bëriprocesit zgjedhor Shqipëri, është nuk kemi bëjmë thjesht me një shtet kapur nga krimi, kemi bëjmë me një shtet shkrirë një me krimin e organizuar. Ndaj, asgjë nuk do ta zgjidhëkëtë krizë pa u ndëshkuar hajdutët e votave, qofshinkriminelë rrugës apo politikanë bërë njësh me krimin. Ky është një kusht i panegociueshëm, jothjesht për opozitën, po qoftë se nuk arrijmë këtë, nga kjo krizë do shkojmë një krizë tjetër akoma thellë. 

Radio Europa e Lirë: Zoti Basha, megjithatë, edhepse presidenti i vendit e anuloi realisht datën e zgjedhjeve, partia Socialiste instiston se do t’i mbajëzgjedhjet. Cili do jetë reagimi i PartisëDemokratike?

Lulzim Basha: Për ne është fare e qartë, 30 qershorinuk është një datë zgjedhjesh. Votime ka edhe Korenë e Veriut, për liri dhe demokraci flet edheMaduro i Venezuelës. Procese farsë mban edheBerdinmuhamedovi i Turkmenistanit. Po këto nukjanë standarde perëndimore. Nuk mund ketëzgjedhje pa opozitën. Nuk mund ketë zgjedhje me një kandidat. Çfarë zgjedhjeje është ajo,  kur ti ke njëkandidat? Kjo na kthen pas kohën e sundimit diktaturës Enver Hoxhës. Nuk bëhet fjalë për njëproces zgjedhor, nuk ka zgjedhje me 30 qershor, kanjë tentativë një partie kriminalizuar nga njëkupolë njerëzish e kanë braktisur interesin publikprej kohësh, kanë braktisur edhe interesin e socialistëve thjeshtë dhe i shërbejnë vetëmkarriges, pushtetit pra dhe pasurimit tyre dhe përkëtë interes, janë bashkëpunim ngushtë me njëgrusht kriminelësh dhe një grusht oligarkëshgrabitqarë. Është një kupolë njerëzish kanë shtënë dorë gjithçka këtë vend, pushtetin, pasuritë, buxhetin, drejtësinë, institucionet, mediat dhe duan, përmes një procesi farsë zgjedhor, kapin edhepushtetin lokal, pra kapin gjitha pushtetet. Dilema është fare e qartë, zgjidhja është fare e qartë, ose do pranojmë Shqipërinë e atyre, një grushtinjerëzish kontrollon dhe ka gjithçka, ose do bëjmë çdo përpjekje për Shqipërinë e gjithëshqiptarëve. Dhe kjo e dyta mund dhe do kalojëvetëm përmes vlerave dhe parimeve perëndimore demokracisë dhe shtetit drejës.

Radio Europa e Lirë: Zoti Basha, si mendoni se do reflektojë kjo situatë hapjen e negociatave Shqipërisë për anëtarësim Bashkimin Evropian?

Lulzim Basha: Është e qartë,  ka 3 vjet Shqipërisë i refuzohet hapja e negociatave, sepse nukpërmbush detyrat. Lufta kundër korrupsionit, luftakundër krimit organizuar vazhdojnë mbetenprioritetet kryesore për shtetet anëtare, cilatShqipëria nuk ka bërë hapa përpara, por ka bërë hapapas. Dëshmi e kësaj është edhe vota e parlamentithollandez për t’u rikthyer shqiptarëve regjimin e vizave, diçka ne, me shumë sakrifica arritëm ta hiqnim vitin 2010. Tani, akoma pa u mbushur 10 vjet nga ky moment, dhjetori i vitit 2010, e mbajmend shumë mirë, sepse kam qenë ministër i brendshëm, udhëhiqte procesin e plotësimit kushteve për heqjen e vizave, një nga vendet anëtare ka vënë lëvizje mekanizmin për rikthimin e vizavepër shqiptarët. Pse? Është e qartë, për shkak drogës, për shkak krimit, për shkak korrupsionit, bërë njësh me qeverisjen Shqipëri. Evropa nukështë raciste, Evropa nuk është kundër shqiptarëve, Evropa është kundër drogës. Evropa nuk ështëkundër qytetarëve, është kundër qeveritarëve korruptuar. Ndaj, rruga për hapur negociatat ështëe qartë dhe e thjeshtë: nuk shkohet Evropa pa u sjellë si evropianë. Nuk shkohet Evropë pa respektuar themelet e bashkëjetesës demokratike evropiane, zgjedhje të lira e ndershme, njëstandard dhe jo dy standarde drejtësi, pra ligji i barabartë për gjithë, fund pandëshkueshmërisë politikanëve. Këto janë vlerat për cilat qendronEvropa, këto janë vlerat për cilat lufton Partia Demokratike, opozita dhe aleanca e madhe e qytetarëve vendi ka njohur, do thoja prej vitit1992. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY