DETAJE/Plagosi gruan dhe u arratis, si ndodhi sherri i bujshëm në Krujë

DETAJE/Plagosi gruan dhe u arratis, si ndodhi sherri i bujshëm në Krujë

75
0
Shares

Detaje te reja pas ngjarjes se rende të ndodhur brenda familjes ku gruaja mbeti e plagosur, pasi është goditur me thikë nga bashkëshorti.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një debati, ndërsa Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, një 43-vjeçar nga Kruja.

Burime nga grupi hetimor thanë për gazetën Panorama se fillimisht çifti është përplasur verbalisht, ndërsa më pas situata degradoi deri në dhunë fizike e madje në përdorimin e armëve të ftohta. Sipas burimeve, shkak për debatin dhe më pas konfliktin fizik është bërë situata familjare dhe hallet e përditshme në familje.

Në këto kushte, Policia e shpalli në kërkim bashkëshortin dhunues për veprat penale “Dhunë në familje”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G.Gj., 43 vjeç, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit, ky shtetas, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen A.Gj.,37 vjeçe, banuese në Fushë-Krujë, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, sqaroi Policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme, ndërsa vazhdojnë kërkimet për arrestimin e 43-vjeçarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY