Mbaron protesta, organizatorët ia dalin të frenojnë zemërimin e qytetarëve

Mbaron protesta, organizatorët ia dalin të frenojnë zemërimin e qytetarëve

27
0
Shares

Është mbyllur protesta e opozitës ndërkohë që lidershipi dhe organizatorët ia dolën të administrojnë zemërimin e disa dhjetra mijë protestuesve.

Pas kalimit te parlamenti protestuesit u mblodhën  në selinë e PD dhe në rrugët rreth saj ndërkohë që Basha përsëriti edhe njëherë kushtet që ka për të dalë vendi nga kriza politike.

“Zgjidhja kalon përmes dy hapave të panegocieshëm.

1.Largimin e Edi Ramës.

2.Zgjidhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit dhe motrat tona, se janë aty se protestian për Europën, për Amerikën, pa futur aty ata që vodhën votën, nuk ka zgjidhje politike.

Ne ua kemi borxh shqiptarëve që këtë krizë të thellë të mos e mbyllim thjesht me një marrëveshje politike bazuar mbi pazare, Kjo krizë politike duhet dhe do të mbyllet jo me pazare por mbi parime dhe sot dua ta them qartë dhe prerë se parimi i parë është çuarja para drejtësisë dhe prapa hekurave të burgut të atyre që u vodhën votën shqitparëve”, deklaroi Basha.

Ndërkohë Basha ka kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve në protestat e opozitës mes të cilëve është edhe ish-deputeti i PD, Bardh Spahia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY