Letra e dytë nga Presidenca, ja çfarë i kërkon Meta KQZ-së

Letra e dytë nga Presidenca, ja çfarë i kërkon Meta KQZ-së

75
0
Shares

Pasi kërkoi informacion për numrin e deputetëve në Kuvend, Presidenti Meta, i ka dërguar një letër të dytë KQZ ditën e sotme.

Presidenti Meta ka kërkuar informacion për praktikën e zëvendësimit të deputetëve në Kuvend. Ai kërkon kopjen e njoftimit të Kuvendit dhe kopjen e dorëheqjes së deputetëve nga mandati.

Po ashtu, Kreu i Shtetit kërkon t’i vihet në dispozicion një kopje e vendimit të KQZ për dhënien e mandatit deputetëve pasues në listën shume emërorë. Ndër të tjera, Presidenti kërkon që ky informacion t’i jepet brenda një kohe sa më të shkurtër. Po ashtu, KQZ-ja siç thuhet në letrën e Metës, duhet ta shqyrtojë kërkesën me përgjegjësi të lartë.

Presidenti Meta ka shtyrë zgjedhjet deri në një dakordsimin e një date të pranueshme nga palët poltiike.Vendi ka hyre ne nje krize te thelle politike, ky nje nder shkaqet madhore, është gjuha e ashpër nga mazhoranca, e cila nuk pranon të zbatojë dekretin e Presidentit, duke kerkuar shkarkimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY