Balla tenton të sfidojë dhe Bashën: Si të ketë ikur Luli, do...

Balla tenton të sfidojë dhe Bashën: Si të ketë ikur Luli, do rilindë dhe Partia Demokratike

43
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka sfiduar Partinë Demokratike, duke shprehur sigurinë e tij se do të shfarrosë kryetarin e saj, Lulzim Basha.

Ndonëse në muajt e fundit Basha ka marrë mbështetjen e qindra qytetarëve dhe se denoncimet e tij po vërtetohen dita- ditës, Balla deklaron se PD për të rilindur ka nevojë për largimin e tij.

Këtu nga Papri, t’i bëjmë thirrje të gjithë qarkut të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, sot, më shumë se kurrë, ne duhet të jemi të bashkuar për të organizuar një proces votimesh model dhe të jeni të sigurt që përtej 30 Qershorit do të kemi mundësinë të shohim edhe Partinë Demokratike të rilindë pasi Luli të ketë ikur”, deklaroi Balla.

Balla në një takim me banorët e Paprit, në zonën e Elbasanit nuk harroi të përmendte dhe përplasjet në KZAZ duke siguruar se në Elbasan kjo gjë nuk do të ndodhte duke  kërcënuar dhe njëherë qytetarët me forcën e ligjit dhe dënimet e parashikuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY