VIDEO/Dasma madhështore e kapitenit të Real Madrid, disa nga VIP-at refuzuan ti...

VIDEO/Dasma madhështore e kapitenit të Real Madrid, disa nga VIP-at refuzuan ti shkonin në ceremoni

97
0
Shares

Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos i dha fund beqarisë. Qendërmbrojtësi 33-vjeçar i Los Blancos dhe moderatorja televizive Pilar Rubio u martuan në një ceremoni të zhvilluar në katedralen më të famshme të Sevijës të shekullit të 16.

Siguria ishte shtuar në të gjithë qytetin, ashtu si një skenë nga një lojë e froneve, rrugët ishin plot me njerëz të cilët dëshironin të ishin afër çiftit.

Në listën e njerëzve të famshëm që nuk morën pjesë ishte Cristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez dhe e dashura e tij Georgina nuk u ftuan. Trajneri i Ramos në Real Madrid, Zinedine Zidane, ishte në Bilbao me gruan e tij. Gerard Pique dhe Shakira u ftuan, por zgjodhën të mos merrnin pjesë.

Lojtarët e Barcelonës Sergio Busquets dhe Jordi Alba ishin të pranishëm. Emra të tjerë të rëndësishëm nga bota e futbollit ishin Florentino Perez, David dhe Victoria Beckham, Alvaro Morata, Joaquin dhe Luka Modric.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY