Përgjimet/Rama fshihet pas opozitës, sulmon liderët: Janë kundër Evropës…

Përgjimet/Rama fshihet pas opozitës, sulmon liderët: Janë kundër Evropës…

33
0
Shares

Kryeministri Edi Rama për të mbrojtur veten nga përgjimet e BILD ka sulmuar opozitën, duke e cilësuar fajtore dhe duke deklaruar se janë përgjegjës për cënimin e integrimit në BE.

Rama nga Parlamenti vazhdon të mos ulë tonet dhe as të mos pranojë që partia e tij është e përfshirë në vjedhjen e votave.

Rama thotë se ato përgjime janë publikuar jashtë kontekstit dhe se po e tregojnë funksionin e tyre. Madje, Kryeministri po përpiqet të përfshijë dhe Partinë Demokratike në këto përgjime.  Kryeministri po pret afatin për të ngritur padinë në Gjermani, ndërsa thotë se do të jenë ata që do të vendosin drejtesine lidhur me pergjimet.

Disa parti politike, kundër Evropës. Reforma në Drejtësi do ndëshkonte të gjithë me radhë. Kjo është arsyeja themelore e kësaj orvatjeje, ku bashkohet ankthi nga drejtësia dhe frika nga zgjedhjet. . Procesi është për zgjedhjet vendore. Marrja peng e tij është një orvatje për t’i mbyllur Shqipërisë derën e negociatave. I gjithë plani me përgjime të pahetuara e të dorëzuara tek partia politike, që njofton përgjimet e Gjermanisë para se të dalin, gjetja e vendit pikërisht në Gjermani, kalendari aspak i përputhur me kalendarin e protestave, flasin vetë. Është një revolucion imagjinar me punonjës bashkie me policë bashkiakë me të rinj rrugëhumbur që maskohen por që funksionon në raport me qëllimin”,-u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/505233883350448/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY