Përgjimet/Ambasadori i Austrisë: Mund të jenë të sakta, të konfirmohet përbërja kriminale

Përgjimet/Ambasadori i Austrisë: Mund të jenë të sakta, të konfirmohet përbërja kriminale

53
0
Shares

Ambasadori  Johan Sattler nga Shkodra nuk i hodhi poshtë përgjimet, ndërsa tha se mund të jenë të vërteta.Duke folur nga Shkodra, ambasadori kërkoi verifikimin e tyre, duke shtuar se shpresa e madhe është tek reforma në drejtësi.

“Pergjimet mund te jene te sakta dhe nese ka perberje kriminale duhet te konfirmohet. Nuk e di nese e keni ndjekur ne Austri per nje video qe tronditi Austrine dhe nese ka diçka duhet gjykuar nga gjykatat dhe ketu shpresa e madhe eshte tek drejtesia”,-ka thënë ai.

Përsa i përket zgjidhjes së krizës, ambasadori thotë se nuk është faji i klasës politike, më shumë sesa i njerëzve. Ai ka një sugjerim për qytetarët.

“Eshte e lehte per te thene qe eshte faji i klases politike, eshte edhe faji juaj, pse rrini ne shtepi, pse nuk shkoni te nenshkruani nje peticion, detyroni partite te jene te hapura, mos i lini kryetaret te jene diktator, duhet te gjeni nje çeshtje te mire per te luftuar qe mund te jete ose jo politike. Duhet te beni me shume se politikanet tuaj”-shtoi ai.

Është shume e rëndësishme qe sistemi te hapet dhe partitë e vogla te kenë edhe ato një mundësi. Ka ardhur momenti te merreni edhe me administrimin e zgjedhjeve. Duhet te keni teknokrat 3-4 muaj përpara zgjedhjeve për te përgatitur situatën. Duhet te këtë një debat kombëtar për këtë dhe nuk mund t’ia lini vetëm politikaneve por ju duhet te jeni aktoret kryesor dhe duhet te shihni çfarë bëni ju për vendin dhe jo vendi për ju. Ndryshimi ndodh vetëm nëse doni ju ndërsa edhe ndërkombëtarët bashke me shqiptaret e duan këtë ndryshim te situatës dhe kjo pa ju është e vështire te ndodh.”-theksoi ambasadori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY