“Mos u merrni me fjalorin banal”, ish-deputeti: Përgjimet nxjerrin qartë si kristal 2 fakte të rënda

Ndaje

Ish-deputetit të cilit i është përmendur emri në bisedat gjatë përgjimeve, Flamur Noka, ka reaguar së fundmi serish për bisedat, duke kërkuar që vemendja të mos mbetet tek fjalori i pistë mes socialistëve.

Sipas Nokës, janë dy fakte të cilat duhet të na shqetësojnë, ajo e kthimit të shtetit në bandë dhe se votat komandojnë pushtetin.

STATUSI I PLOTE

Ka nje perpjekje te vrullshme te pushtetit per te ngushtuar ceshtjen e vjedhjes se zgjedhjeve ne Diber tek fjalori banal i pushtetareve te majmur me parate e droges dhe te korrupsionit.

Ky eshte momenti qe te mos behemi pjese e propagandes se Bablokut te bandave te Dibres e te gjithe Shqiperise.

Pergjimet e publikuara nga Bild nxjerrin qarte si kristali:

Se Shteti eshte shnderruar ne bande
Se bandat e droges blejne votat dhe e komandojne pushtetin.

Keto dy fakte te renda dhe jo banaliteti i fjalorit te pushtetareve ka tronditur shqiptaret dhe miqte e huaj.

Shqiptarët jane te tronditur e te neveritur

Se ministra e deputete perdorin shefin e policise si komisar politik 
Se Shefi i policise betohet e perbetohet per besnikeri politike ndaj Partise
Se Ministra e deputete i premtojne karriere shefit te policise si shperblim per masakren elektorale.

I premtohet karriere shefit te policise te Dibres, qe eshte edhe shef policie, edhe bos plantacionesh i hashashit, i dokumentuar ne listat e SHISH.

Kjo eshte gjema qe kane sot ne dere shqiptaret. Ky eshte kanceri qe duhet shkulur, perpara se te na vrase te gjitheve.

Duhet bere sot. Neser do te jete vone!

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje