I pashqetësuar për përgjimet, Gjiknuri hedh foton me çunat “problematikë”

I pashqetësuar për përgjimet, Gjiknuri hedh foton me çunat “problematikë”

41
0
Shares

Ish-ministri Damian Gjiknuri nuk duket të jetë i shqetësuar pas përgjimeve ku doli të ishte i përfshirë dhe ai me biseda për shitblerjen e votës. (kliko ketu) Gjiknuri po vazhdon  i pashqetësuar fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Një ditë pas përgjimeve të reja të “Bild”, Gjiknuri ka postuar në “Facebook” një foto me disa të rinj, që i etiketon si “çunat problematikë”, ndërsa jep dhe një mesazh. Ai njofton se po udhëton në lagjet e Vlorës për të prezantuar Dritan Lelin, i cili është kandidat i PS në zgjedhjet lokale.

“Mirëmëngjes! Pranë furgonit me gocat dhe çunat “problematik” të Forumit Eurosocialist të Vlorës, me të cilët po udhëtojmë në çdo lagje për të prezantuar Dritan Lelin dhe skuadrën e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak”, shkruan Gjiknuri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY