Gaz lotsjellës drejt qytetarëve të Shkodres, policia nuk lejon kalimin e ambulancës

Gaz lotsjellës drejt qytetarëve të Shkodres, policia nuk lejon kalimin e ambulancës

39
0
Shares

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama mbylli takimin në Vaun e Dejes dhe i është drejtuar Shkodrës, PD ka nisur marshimin në Shkodër.

Ish-deputetë dhe përfaqësues të opozitës, bashkë me qytetarë shkodranë janë duke marshuar në pedonalen e qytetit, por janë konfliktuar me policinë, e cila është vendosur në gardh për të mos lejuar kalimin e protestuesve në tubimin elektoral të kryeministrit.

Gjatë përplasjeve me qytetarët policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës, duke bërë që një gruaje ti bjerë të fikët. Kanë qenë qytetarët që i kanë dhënë edhe ndihmën e parë.

Policia e vendosur në gardh nuk ka lejuar as kalimin e autoambulancës e cila mbante tre persona të lënduar nga sasia e lartë e gazit lotsjellës.

Kjo situatë është përcjellë me tension.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY